Këto ditë pothuajse e gjithë Hemisfera Veriore po përjeton ditët më përvëluese ndonjëherë, por ndërsa përgatitemi për më shumë diell dhe temperatura përvëluese, planeti ynë po rrotullohet në pikën e tij më të largët nga dielli.
Të enjten në orën 3:55 pasdite ET (ora 21:55 mbrëmje në Shqipëri apo Kosovë gjatë verës), planeti ynë arriti në atë që quhet afhelion, pika më e largët në orbitën e tij rreth diellit, afërsisht 4.8 milionë kilometra më larg sesa kur është më afër.
Kjo ndodh çdo vit në fillim të korrikut, gjë që mund të tingëllojë e kundërt. Nëse jemi më larg diellit, a nuk duhet të jetë më freskët?
Njerëzit kanë tendencë ta shoqërojnë afërsinë me ngrohtësinë, kështu që duket e natyrshme të supozohet se stinët shkaktohen nga ndryshimet në distancën e Tokës nga dielli. Por distanca e planetit ka pak të bëjë me të.
Arsyeja e vërtetë për ndryshimet sezonale të temperaturës qëndron në faktin se Toka është e pjerrët.
Planeti ynë rrotullohet në një kënd, rreth 23.5 gradë, që do të thotë se pjesë të ndryshme të globit marrin më shumë (ose më pak) rrezet e diellit në varësi të kohës së vitit. Në korrik, Hemisfera Veriore është e anuar drejt diellit, duke sjellë ditë më të gjata dhe kënde më të larta të diellit që çojnë në më shumë rrezet e diellit direkte, të cilat prodhojnë nxehtësi të ngjashme me atë të verës.

Në të kundërt, forma e orbitës së Tokës luan vetëm një rol të vogël. Edhe pse është paksa ovale në vend që të jetë rrethore, ndryshimi midis pikave tona më të afërta dhe më të largëta nga dielli është relativisht i vogël.
Aktualisht, Toka është rreth 5 milionë kilometra më larg nga dielli sesa është në fillim të janarit kur arrin perihelionin, pikën e saj më të afërt. Krahasuar me distancën mesatare prej 149 milionë kilometra, kjo është vetëm një ndryshim prej rreth 3.3%.
Meqenëse rrezet e diellit përhapen gjatë udhëtimit të tyre, edhe një ndryshim relativisht i vogël në distancë rezulton në një rënie prej rreth 7% të sasisë së energjisë diellore që arrin në planet. Kjo është shumë e vogël krahasuar me efektin e pjerrësisë së Tokës.
Sa i madh është ndryshimi? Le të shohim disa shembuj.
Në qytete si Hjustoni, Nju Orlinsi dhe Feniksi afër 30 gradë në gjerësi gjeografike veriore sasia e energjisë diellore që arrin në atmosferën e Tokës në verë është më shumë se dyfishi i asaj që ato qytete marrin në dimër.
Më në veri, rreth 40 gradë, luhatjet sezonale janë edhe më dramatike. Qytete si Nju Jorku, Denveri dhe Kolumbusi shohin që energjia diellore rritet nga rreth 145 vat për metër katror në dimër në 430 në verë një ndryshim prej gati 300%.
Pra, ndërsa është e vërtetë që Toka po merr më pak energji nga dielli tani, ky detaj mezi regjistrohet në krahasim me fuqinë e pjerrësisë së planetit. Një kënd i vogël në rrotullimin e Tokës ndikon shumë më tepër në formësimin e modeleve tona sezonale sesa mund të bënin ndonjëherë disa milion kilometra distancë shtesë.
Në fund të fundit, nuk është sa afër jemi me diellin që e bën verën të ndihet si verë por mënyra se si jemi të orientuar drejt tij.
/Motilokal.com
