Shijoni diellin: Mund të presim një rënie drastike të temperaturave, e ndjekur nga shira dhe stuhi

Shijoni diellin: Mund të presim një rënie drastike të temperaturave, e ndjekur nga shira dhe stuhi

Vala e të nxehtit afrikan do të vijojë të jetë e pranishme edhe përgjatë këtyre dy ditëve (hënë dhe marte) duke mbajtur temperaturat në vlera të larta. Megjithatë, nga e mërkura pritet të ketë një ndryshim të ndjeshëm, një front i ftohtë atmosferik do të depërtojë mbi Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi, duke sjellë rënie të dukshme të temperaturave maksimale dhe ndjesi më të freskëta gjatë ditës.

Së bashku me freskinë, do të rikthehen edhe reshjet e shiut, të cilat në disa zona mund të jenë të shoqëruara me stuhi, rrufe dhe erëra të forta. Erërat do të fryjnë të lehta deri mesatare, me drejtim kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, ndërsa në zona të caktuara priten shpërthime të fuqishme në formë stuhish të lokalizuara.

Këto ndryshime sinjalizojnë një periudhë më të paqëndrueshme, me ndikim nga fronte të ndryshme atmosferike dhe aktivitet elektrik të shtuar në atmosferë.

Këshillë: Shmangni qëndrimin jashtë gjatë orëve me stuhi, dhe sigurohuni që pajisjet elektrike të jenë të mbrojtura nga shkarkimet atmosferike.

Motilokal do ju mbajë të informuar në kohë reale – ndiqni përditësimet për çdo ndryshim të papritur.

/Motilokal.com