Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Shqipëri

Vala e të nxehtit vazhdon, por priten stuhi dhe rrebeshe shiu në Shqipëri

Vala e të nxehtit afrikan do të vazhdojë të mbetet e pranishme mbi vendin tonë edhe gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme.

Megjithatë, duke filluar nga dita e mërkurë, parashikohet kalimi i një fronti të freskët, i cili pritet të sjellë një rënie të ndjeshme të temperaturave maksimale dhe një përmirësim të kushteve atmosferike.

Si pasojë, do të kemi mot më të freskët gjatë ditës, ndërsa parashikohen edhe reshje shiu, të shoqëruara herë pas here me stuhi dhe shkarkime rrufesh.

E hëna do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës deri ato të pasdites. 

Dita e martë pritet të sjellë mot me diell dhe shumë nxehtë, por nga orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes parashihet ndryshim i situatës meteorologjike, kur priten reshje shiu dhe bubullima.

Dita e mërkurë do të nis me diell dhe rënie të temperaturave, ku priten rrebeshe shiu dhe stuhi të shoqëruara me bubullima e rrufe.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com