Ministria e Shëndetësisë rekomandon reduktim orari e punë nga shtëpia për shkak të të nxehtit

Ministria e Shëndetësisë rekomandon reduktim orari e punë nga shtëpia për shkak të të nxehtit

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje që institucionet publike dhe private të ndërmarrin masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta gjatë periudhës 3 deri më 10 korrik 2025.

Sipas njoftimit, temperaturat e larta përbëjnë rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që ushtrojnë veprimtari në ambient të hapur apo në kushte me temperatura të larta.

Ministria apelon tek të gjitha institucionet që të respektojnë këto udhëzime për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të qytetarëve, duke siguruar kushte pune të sigurta dhe duke shmangur ekspozimin e panevojshëm ndaj nxehtësisë ekstreme.


/Motilokal.com