Shenjat më pak të njohura të dehidratimit që mund t’i shihni në fytyrën tuaj

Shenjat më pak të njohura të dehidratimit që mund t’i shihni në fytyrën tuaj

Vera sjell përparësi të shumta, por edhe disavantazhe sepse për shkak të temperaturave të larta, njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të monitorojnë më shumë kur dalin nga shtëpitë e tyre dhe sa lëngje pinë.

Në këtë drejtim, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) nxjerr në pah 12 simptoma kryesore për të cilat duhet të jeni të vetëdijshëm. Ndërsa disa simptoma, siç është lodhja, janë më të dukshme, të tjera, siç janë ndryshimet në sy, janë më pak të njohura dhe më të vështira për t'u vënë re.

Simptomat e dehidratimit tek të rriturit dhe fëmijët përfshijnë: ndjenjën e etjes, urinë me ngjyrë të verdhë të errët dhe erë të fortë, urinim më të rrallë se zakonisht, ndjenjë marramendjeje, ndjenjë lodhjeje, gojë, buzë dhe gjuhë të thatë dhe sy të fundosur.

Shenjat e dehidratimit tek një foshnjë mund të përfshijnë: një pikë të butë të fundosur (fontanelë) në majë të kokës, sy të vendosur thellë, pak ose aspak lot kur qan, më pak urinë në pelenë, përgjumje ose nervozizëm.

Është e rëndësishme të theksohet se ata që kanë diabet janë më të ndjeshëm ndaj dehidratimit, si dhe njerëzit që kanë qenë të sëmurë ose kanë pasur diarre së fundmi, njerëzit që kanë qenë në diell për një kohë të gjatë, ata që kanë pirë shumë alkool, kanë temperaturë të lartë ose djersiten shumë pas ushtrimeve.

Prandaj, kërkoni ndihmë mjekësore urgjente nëse ndiheni jashtëzakonisht të lodhur (ose fëmija juaj duket i përgjumur), të hutuar, të çorientuar, të marramendur kur ngriheni, keni urinë të verdhë të errët ose urinoni më rrallë se zakonisht, dhe nëse ju ose fëmija juaj merrni frymë shpejt ose keni rrahje të shpejta të zemrës.

Shërbimi Shëndetësor Kombëtar (NHS) këshillon që simptomat e mësipërme tregojnë dehidratim të rëndë që kërkon vëmendje urgjente profesionale. Vonesa e trajtimit mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

/Motilokal.com