Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, herë pas here e fortë veriore.
Të martën parashikohet mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare.
E mërkura do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Erë e lehtë deri mesatare nga veriu.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com
