Java e ardhshme në Kosovë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta.
E hëna do të mbajë mot kryesisht me diell dhe nxehtë, ndërsa temperaturat do të ngjiten ndjeshëm, duke krijuar kushte ideale për ditë të nxehta e plot energji.
Edhe dita e martë do të jetë në ritmin e ngrohtësisë, me mot të kthjellët dhe diell të fortë, duke sjellë një vazhdimësi të valës së nxehtësisë që po përhapej në gjithë vendin.
Moti të mërkurën pritet të jetë me diell dhe shumë nxehtë.
Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm gjatë orëve me rrezatim të lartë diellor, sidomos nga ora 10:00 deri në 17:00.

/Motilokal.com
