Dridhjet e tokës tronditin Shqipërinë këtë mëngjes

Dridhjet e tokës tronditin Shqipërinë këtë mëngjes

Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter u regjistrua mëngjesin e sotëm në orën 08:59 në Shqipëri. Epiqendra ishte rreth 17 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 11 kilometra në jugperëndim të Krujës, me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë në disa zona përreth, por deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.

/Motilokal.com