Sa shpesh duhet t’i lani flokët gjatë verës?

Sa shpesh duhet t’i lani flokët gjatë verës?

Me ardhjen e verës dhe temperaturave të larta, shumë gra janë në dilemë kur bëhet fjalë për sa shpesh duhet t'i lajnë flokët. Ekspertët kanë shpjeguar se çfarë është e pranueshme.

Doktoresha Pallavi Bradshaw i tha Daily Mail se duhet t’i lani flokët çdo ditë, edhe pse shumë njerëz mendojnë se kjo nuk rekomandohet.

Nëse vuani nga alergjitë ndaj polenit, Bradshaw rekomandon posaçërisht të laheni çdo ditë duke përdorur ujë të ngrohtë, jo të nxehtë, për të shmangur tharjen e lëkurës, dhe përdorimin e shamponave hipoalergjike. Dr. Buechner gjithashtu rekomandon larjen e flokëve çdo ditë.

"Ju dëshironi që skalpi juaj të jetë sa më i pastër që të jetë e mundur për një rritje më të shëndetshme të flokëve. Mendoni për kujdesin e skalpit si kujdesin e lëkurës. Unë gjithmonë rekomandoj larjen e flokëve jo më vonë se çdo të tretën ditë. Megjithatë, në verë mund t'i lani çdo ditë ose çdo të dytën pa u shqetësuar", tha ajo për Yahoo.

Një nga shqetësimet kryesore për kujdesin e flokëve që njerëzit kanë gjatë verës është thatësia. Për ta parandaluar këtë, përdorni produkte hidratuese.

“Këto produkte përmbajnë lipide thelbësore që rikthejnë hidratimin e ‘humbur’ gjatë muajve të nxehtë të verës”, shtoi ajo.

/Motilokal.com