Parashikohen temperatura ekstreme në Shqipëri – Agjencia e Mbrojtjes Civile apelon për kujdes!

Parashikohen temperatura ekstreme në Shqipëri – Agjencia e Mbrojtjes Civile apelon për kujdes!

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë paralajmëron për temperatura ekstreme deri në 40°C në ditët në vijim, duke shtuar ndjeshëm rrezikun e zjarreve në pyje dhe zona rurale në territorin shqiptar.

Qytetarët në të gjithë Shqipërinë, veçanërisht të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore, këshillohen të shmangin qëndrimin në diell gjatë orëve të pikut dhe të tregojnë kujdes maksimal me përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Çdo rast zjarri duhet të raportohet menjëherë në numrat emergjentë 128 ose 112.

AKMC nënvizon se zbatimi i masave parandaluese është thelbësor për mbrojtjen e jetës, pronës dhe natyrës në Shqipëri.


/Motilokal.com