Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka paralajmëruar të martën konsumatorët me borxhe të papaguara që të shlyejnë sa më parë faturat e ujit.
Në njoftimin zyrtar thuhet se mospagesa do të sjellë pasoja, përfshirë shkyçjen nga shërbimi dhe dërgimin e rastit te përmbaruesi privat.
“Nuk ka ujë të pijshëm pa pagesë, përjashtim bëjnë vetëm rastet sociale”, thuhet në komunikatën e KRU “Prishtina”.
/Motilokal.com
