Të martën, Kosova do të përballet me një ditë të nxehtë dhe kryesisht me diell, duke shënuar vazhdimin e valës së temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin ditët e fundit. Motilokal njofton se moti do të jetë stabil, pa reshje dhe me ndikim të masave ajrore të thata dhe të nxehta me origjinë nga Mesdheu.
Kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë, megjithatë, qytetarëve u rekomandohet që të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës për të evituar problemet shëndetësore që lidhen me nxehtësinë, si dehidratimi apo goditjet nga dielli.
Termometri pritet të shënon temperatura prej 22 deri në 31 °C.
Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.
/Motilokal.com
