Shkodra u përfshi sot pasdite nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erëra të forta, që zgjatën për disa minuta, duke shkaktuar dëme të përkohshme në disa pjesë të qytetit.
Në unazën perëndimore dhe zona të tjera urbane janë regjistruar rrëzime pemësh, të cilat sollën pengesa në qarkullimin rrugor.

Strukturat përkatëse të Bashkisë Shkodër reaguan me shpejtësi, duke ndërhyrë për pastrimin e rrugëve dhe largimin e pemëve të rrëzuara, çka mundësoi rikthimin e qarkullimit dhe sigurisë për banorët e zonës.

/Motilokal.com
