Parashikimi i motit në Mal të Zi për të premten, shtunën dhe dielën

Parashikimi i motit në Mal të Zi për të premten, shtunën dhe dielën

Në Mal të Zi, e premtja parashikohet me mot të nxehtë, kryesisht me diell dhe vranësira, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh shiu.

E shtuna do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta. Gjatë ditës do të ketë erëra mesatarisht të forta.  

Edhe e diela pritet të jetë me diell dhe nxehtë, të shoqëruara me erë mesatarisht të fortë.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com