IKSHPK me disa këshilla si të mbroheni nga kafshimi i gjarpërinjve

IKSHPK me disa këshilla si të mbroheni nga kafshimi i gjarpërinjve

Stinët e ngrohta sjellin më shumë kohë në natyrë, por edhe rreziqe të mundshme nga gjarpërinjtë. Prandaj, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa mbrojtëse gjatë qëndrimit në ambiente të hapura.

Ky udhëzues synon të informojë dhe vetëdijësojë për vendndodhjen e mundshme të gjarpërinjve, mënyrën e sjelljes së tyre dhe hapat që duhet ndërmarrë për të parandaluar kafshimet apo për të vepruar në raste urgjente.

Disa këshilla nga IKSHPK si të mbroheni nga kafshimet e gjarpërinjve:

Qëndroni të sigurt gjatë kohës sa shijoni natyrën!

KU NDODHEN GJARPËRINJTË?

  • Në vende të thata dhe shkëmbore
  • Në pyje, në degë të drunjëve, nën gurë, grumbuj drunjëve, apo rrënoja të vjetra
  • Pranë lumenjve, pusetave të ujit, liqeneve ose tokave bujqësore

KUR JANË AKTIVË?

  • Nga muaji maj deri në shtator, sidomos në ditë të nxehta
  • Rrinë gjatë të kamufluar/fshehur mirë duke pritur gjahun e tyre
  • Njeriu nuk është cak i kafshimit të gjarprit, por nëse shkelet padashje ose ngacmohet, atëherë gjarpri sulmon njeriun!

SI TË MBROHEMI:

VISHUNI SI DUHET

  • Veshje të gjata dhe çizme kur ecni në natyrë
  • Përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hidhni hapin

ECNI ME KUJDES

  • Shmangni barin e lartë dhe rrugicat e papastruara
  • Mbani oborrin dhe ambientin përreth shtëpisë të pastër – hiqni gurët, grumbujt e drunjëve dhe shkurret ku gjarpërinjtë mund të strehohen

NË MBRËMJE

  • Përdorni dritë dore gjatë natës në vende të errëta ose në natyrë

KUJDES:

  • Mos u afroni dhe mos u përpiqni të ngacmoni apo vrisni gjarpërinjtë
  • Mos fusni duart në vrima (në tokë apo në drunj të gjatë), nën gurë apo në shkurre
  • Mos ecni zbathur në natyrë

NËSE JU KAFSHON GJARPËRI:

  • Qëndroni të qetë dhe mos lëvizni shumë
  • Mbajeni gjymtyrën e kafshuar të palëvizshme dhe nën nivelin e zemrës
  • Thirrni urgjencën (194), policinë (192) ose shkoni menjëherë në qendrën më të afërt shëndetësore

KUJDES:

  • Mos e prekni apo preni vendin e kafshimit
  • Mos e thithni apo ndrydhni helmin nga vendi i kafshimit
  • Mos i vendosni rrip apo çfarëdo lloj lidhëse plagës së kafshimit

Kujdes! Shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, por kafshimi nga NEPËRKAT (gjarpërinjtë më helmues në Evropë) mund të jetë i rrezikshëm pa trajtim. 

/Motilokal.com