Një tërmet me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter ka goditur Maqedoninë në orën 04:34 të mëngjesit, sipas kohës lokale, bën të ditur Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Epiqendra ishte në afërsi të Ohrit, ndërsa tërmeti u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash.
Deri tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet janë ndjerë jo vetëm në Ohër, por edhe në vendbanimet përreth dhe në zonat kufitare të Shqipërisë.
/Motilokal.com
