Kështu pritet të jetë moti në ditët e para të javës në Maqedoni

Kështu pritet të jetë moti në ditët e para të javës në Maqedoni

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale.

Të martën parashikohet mot me diell dhe ngrohtë e vranësira të pakta lokale. Pasdite, në rajonet malore do të mbizotërojnë kushte për jostabilitet me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

E mërkura do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të ketë kushte për paqëndrueshmëri të izoluar me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Kujdes nga ora 10:00 deri në 17:00 parashikohet rrezatim i lartë diellor dhe temperatura përvëluese.

/Motilokal.com