Maji 2025, i dyti më i nxehtë ndonjëherë në planet

Maji 2025, i dyti më i nxehtë ndonjëherë në planet

Sipas raportit të fundit nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i Bashkimit Evropian, maji i vitit 2025 ishte i dyti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Konkretisht, temperatura mesatare globale ishte 0.53°C më e lartë se mesatarja e periudhës 1991-2020 dhe 1.4°C më e lartë se nivelet para-industriale (1850–1900), duke thyer një seri muajsh të njëpasnjëshëm ku temperatura mesatare globale tejkalonte 1.5°C mbi nivelet para-industriale.

Sa i përket Evropës, temperatura mesatare në maj 2025 ishte 0.29 °C mbi vlerën mesatare për periudhën 1991-2020.

Ekipi shkencor analizoi të dhënat e temperaturës dhe reshjeve për të gjithë Evropën dhe llogariti devijimet e tyre nga nivelet normale për sezonin. Në hartën e parë tregojmë devijimin mesatar mujor të temperaturës në 2 metra nga vlerat mesatare përkatëse për periudhën 1991-2020. Zonat e kuqe korrespondojnë me devijime pozitive (kushte më të ngrohta se normale) dhe zonat blu korrespondojnë me devijime negative (kushte më të ftohta se normale). Rastet kur këto devijime përbëjnë një rekord janari për rajonin nga viti 1960 deri më sot tregohen me pika jeshile.

Siç rezulton, temperatura dukshëm më të ulëta se normalet mbizotëruan në pjesën më të madhe të Evropës Lindore me devijime që arritën në -4°C. Përkundrazi, temperaturat ishin më të larta se normalet në Evropën Perëndimore dhe maksimumi i regjistruar nga viti 1960 deri më sot në Islandë dhe pjesë të Anglisë dhe Irlandës.

Muaji maj në Kosovë këtë vit ishte më i ftohtë se zakonisht, duke ndikuar në një pranverë më pak të ngrohtë krahasuar me vitin e kaluar. Reshjet ishin të bollshme dhe afër normaleve si në nivel mujor, ashtu edhe stinor, ndërsa diellëosja rezultoi disi më e ulët se mesatarja.

/Motilokal.com