Moti për festën e Kurban Bajramit

Moti për festën e Kurban Bajramit

Moti për ditën e festës së Kurban Bajramit në Kosovë parashihet të mbajë nxehtë dhe kryesisht me diell, përjashtuar viset malore ku mund të ketë zhvillim të vranësirave dhe rrebesheve. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 22 deri në 31 °C.

Në Shqipëri dita e premte parashikohet me mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore. Temperaturat do të lëvizin nga 23 deri në 30 °C.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe ngrohtë e vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Pasdite, në rajonet malore, do të ketë kushte për shira të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima të rralla. Temperaturat gjatë kësaj dite do të luhatën nga 24 deri në 32 °C.

Mot kryesisht me diell dhe nxehtë parashihet të mbajë në Mal të Zi. Temperaturat ditën e premte do të lëvizin nga 24 deri në 26 °C.

/Motilokal.com