COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve në Shqipëri

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 9 raste të reja, shkon në 409 numri i të prekurve në Shqipëri

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 234 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 9 raste të reja me COVID-19.

Ajo tha se deri në këto momente janë testuar 3223 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 409 raste.

Daja theksoi se si pas të dhënave përqindja më e lartë e të prekurve janë meshkuj, me 53%.

Më tej ajo u shpreh se betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 11 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 165”, deklaroi Daja.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 52 të shtruar. 5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar gjithsej. 5 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 58 pacientë”, theksoi Daja.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Elbasan 3 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste

– Durrës 38 raste

– Lushnjë 5 raste

– Elbasan 15 raste

– Fier 32 raste

– Kavajë 8 raste

– Rrogozhinë 4 raste

– Korçë 17 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 45 raste

– Lezhë 14 raste

– Berat 2 rast

– Has 12 raste

– Krujë 5 raste

-Tropojë 4 raste

– Pukë 4 raste

– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Siç e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40./Motilokal.com