Ministri Abdixhiku jep një lajm të mirë: Cilësia e ajrit është përmirësuar dukshëm, NO2 ka rënë për 50 për qind

Ministri Abdixhiku jep një lajm të mirë: Cilësia e ajrit është përmirësuar dukshëm, NO2 ka rënë për 50 për qind

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka dhënë një lajm të mirë në lidhje me cilësinë e ajrit në Kosovë.

Abdixhiku ka thënë se në këtë krizë, si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht.

Ai ka thënë se përqendrimet e Dioksidit të Azotit NO2 kanë rënë për 50%.

Postimi i plotë i ministrit Abdixhiku:

E në gjithë këtë krizë, megjithatë, ka një lajm të mirë. Si rezultat i reduktimit drastik të qarkullimit e aktivitetit publik, cilësia e ajrit nëpër qytetet tona është përmirësuar rrënjësisht, Përqendrimet e Dioksidit të Azotit (NO2) kanë rënë për plot 50%.

Këto janë të dhënat që morra sot nga Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Instituti Hidrometeorologjik; të dyja trupa në kuadër të Ministrisë.

Rrini në shtëpi. Edhe pak.

Kur të dalim, të mendojmë seriozisht për transformim rrënjësor të transportit publik./Motilokal.com