Shënohet rënie e ndotjes së ajrit në Evropë!

Shënohet rënie e ndotjes së ajrit në Evropë!

Izolimi dhe masat e ndërlidhura të zbatuara nga shumë vende evropiane për të ndaluar përhapjen e COVID-19 kanë çuar në një rënie të papritur të aktiviteteve ekonomike, duke përfshirë një rënie të transportit rrugor në shumë qytete.

Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit (EEA) konfirmojnë ulje të mëdha në përqendrimet e ndotësve të ajrit – e në veçanti të përqendrimeve të dioksidit të azotit (NO2) për shkak të zvogëlimit të trafikut dhe aktiviteteve të tjera. Të dhënat e Agjencisë Evropiane të Mjedisit nga matjet e realizuara për çdo orë, në rreth 3,000 stacione të monitorimit nëpër vendet e Evropës, flasin për ulje të ndotjes deri në 50% në disa vende.

Në Milano, përqendrimet mesatare të NO2 për katër javët e kaluara kanë qenë të paktën 24% më të ulëta se katër javë më parë këtë vit.

Në Romë, përqendrimet mesatare të NO2 për katër javët e kaluara ishin 26-35% më të ulëta se për të njëjtat javë në 2019.

Trende të ngjashme mund të shihen në qytetet e tjera të Evropës, ku masat e bllokimit janë zbatuar gjatë javës së 16-22 Marsit.

Në Barcelonë, nivelet mesatare e NO2 zbritën me 40% nga një javë në tjetrën. Krahasuar me të njëjtën javë në 2019, ulja ishte 55%.

Në Madrid, nivelet mesatare të NO2 zbritën me 56% nga një javë në tjetrën. Krahasuar me të njëjtën javë në 2019, ulja ishte 41%.

Në Lisbonë, nivelet mesatare e NO2 u ulën me 40% nga një javë në tjetrën. Krahasuar me të njëjtën javë në 2019, ulja ishte 51%./Motilokal.com