Himalaja shihet nga India pas 30 vjetësh

Himalaja shihet nga India pas 30 vjetësh

Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epidemisë së koronavirusit.

Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalaja, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.

Vitin e kaluar India kryesoi diagramet si qytetet më të ndotura në botë sipas IQAIR.

India ka një popullsi prej 1.4 miliard njerëz dhe është nën një izolim 21-ditor për të ndaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, që do të thotë që më pak makina dhe biznese janë në veprim, dhe nivelet e ndotjes janë zvogëluar.

Bordi Qendror i Ndotjes i Indisë tha se bllokimi në shkallë vendi ka rezultuar në përmirësim të ndjeshëm të cilësisë së ajrit në vend.

India, gjatë shumicës së vitit, regjistron një kufi pesë herë më të lartë – 100mg/m3 – sesa kufiri global.

Ish lojtar i kriketit, Harbhajan Singh, cicëroi në Twitter nga shtëpia e tij në Jalandhar.

"Asnjëherë nuk mund ta imagjinoja që është e mundur...kjo është një tregues i qartë i ndikimit të ndotjes ka nga ne.." ka shkruar në tweet.

Në Indi, rreth 1.5 milion njerëz vdiqën nga efektet e ndotjes së ajrit në vitin 2012, sipas të dhënave të OBSH-së.

Organizata Botërore e Shëndetit ka dokumentuar 149 vdekje nga koronavirusi në Indi dhe më shumë se 5000 raste janë konfirmuar.

Imazhet satelitore muajin e kaluar treguan një rënie të ndotjes në disa qytete evropiane dhe amerikane pasi hyri në fuqi izolimi nga koronavirusi.

Të dhënat treguan se përqendrimet e dioksidit të azotit (NO2) ranë në mes 10 dhe 22 Mars, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Motilokal.com