OBSH paralajmëron shtetet: Mos i hiqni masat kufizuese shumë herët, gjendja mund të përkeqësohet

OBSH paralajmëron shtetet: Mos i hiqni masat kufizuese shumë herët, gjendja mund të përkeqësohet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u ka kërkuar shteteve që të mos heqin masat e vendosura për të ngadalësuar përhapjen e koronavirusit.

“Një nga gjërat më të rëndësishme është të mos lehtësohen masat shumë herët, në mënyrë që të mos ketë probleme përsëri”, njoftoi zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier në një konferencë virtuale.

“Është e ngjashme me të qenit i sëmurë, nëse del shumë shpejt nga shtrati, rrezikon të sëmurësh përsëri dhe të kesh komplikime,” shtoi ai.

Ndërkohë, Austria, Norvegjia, Danimarka dhe Gjermania ka paralajmëruar që do të fillojnë një planë të hapjes së dyqaneve dhe shkollave nga 12 prilli deri me 1 maj./Motilokal.com