Një tërmet me magnitudë 6.2 ka ndodhur sot në Stamboll.
Sipas të dhënave nga Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ka ndodhur në orën 12:49, sipas kohës lokale. Epiqendra është regjistruar në ujërat e Detit Marmara, pranë rrethit Silivri në Stamboll.

Tërmeti, i cili është ndjerë në Stamboll dhe në disa provinca përreth, ka pasur një thellësi prej 6.92 kilometrash.

Aktualisht, nuk ka informacione të tjera lidhur me viktima apo dëme materiale.
/Motilokal.com
