Alarm i kuq në Itali: Përmbytje të mëdha nga stuhitë e furishme

Alarm i kuq në Itali: Përmbytje të mëdha nga stuhitë e furishme

Rrjetet sociale janë mbushur me pamje dramatike që tregojnë përmbytjet ekstreme që kanë goditur Italinë, ndërsa autoritetet kanë shpallur alarm të kuq për motin e rrezikshëm. Veriu i vendit është përballur me stuhitë e fuqishme që kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe dëme të shumta materiale.

Rrugët dhe vendkalimet janë zhytur nën ujë, duke u kthyer në lumenj me rrjedhje të shpejtë, ndërsa pamje të tjera zbulojnë fusha të tëra të përmbytura që ngjasojnë me liqene të mëdha. Situata është veçanërisht e rëndë në rajonin Piemonte, i cili ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme që nga e enjtja, për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Shiu i rrëmbyeshëm dhe stuhitë e pamëshirshme kanë shkaktuar përmbytje të mëdha dhe ndërprerje të trafikut rrugor dhe hekurudhor. Në Torino, autoritetet kanë mbyllur zonat pranë lumit si masë sigurie, ndërsa një stacion hekurudhor ka ndërprerë tërësisht punën. Në Milano, janë mbyllur parqet publike për shkak të reshjeve të dendura dhe erërave të fuqishme, ndërkohë që në kryeqytetin Romë, brigada e zjarrfikësve është thirrur në mbi 100 raste emergjente.


Përkeqësimi i motit nuk ka të ndalur, reshjet më intensive priten në tokën tashmë të tejngopur me ujë. Megjithatë, ekspertët meteorologjikë shpresojnë se fundjava do të sjellë një lehtësim të përkohshëm.

/Motilokal.com