Rritet konsumi i energjisë elektrike në Kosovë

Rritet konsumi i energjisë elektrike në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin “Statistikat e Energjisë” për muajin shkurt 2025, i cili përfshin të dhëna mbi prodhimin dhe konsumin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë elektrike, si dhe importin dhe eksportin e energjisë dhe energjentëve të tjerë.

Konsumi i energjisë elektrike shënon rritje në krahasim me shkurtin e vitit të kaluar

Sipas të dhënave të ASK-së, gjatë muajit shkurt 2025, sasia bruto e energjisë elektrike në dispozicion ishte 776.64 GWh, ndërsa konsumi arriti në 536.32 GWh, një rritje prej 12.86% krahasuar me shkurtin e vitit 2024. Energjia elektrike alternative zuri 5.76% të konsumit total.

Bilanci i tregtisë së energjisë

Në shkurt 2025, importi i energjisë elektrike ishte 374.94 GWh, ndërsa eksporti arriti në 132.32 GWh. Në këto të dhëna përfshihen edhe sasitë e transmetimit të energjisë.

Rritet prodhimi i thëngjillit

Prodhimi i thëngjillit gjatë këtij muaji ishte rreth 658.12 mijë ton, që përfaqëson një rritje prej 1.43% në krahasim me muajin shkurt të vitit të kaluar.

/Motilokal.com