Parashikimi i motit për fillimin e javës në Mal të Zi

Parashikimi i motit për fillimin e javës në Mal të Zi

Të hënën, në Mal të Zi pritet mot kryesisht i vranët me periudha të shkurtra me diell. Gjatë ditës parashikohen reshje të herëpashershme shiu, të cilat pasdite do të jenë më intensive. Në orët e mëngjesit pritet të fryjë erë mesatarisht e fortë.

Të martën moti do të vijojë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa në mëngjes parashikohen riga të dobëta shiu.

E mërkura pritet të sjellë mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira kalimtare, por në disa zona do të ketë reshje të lehta.

/Motilokal.com