Parashikimi i motit për fillimin e javës në Maqedoni

Parashikimi i motit për fillimin e javës në Maqedoni

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht me vranësira, në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu dhe juglindja.

Të martën parashikohet mot pjesërisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos në mëngjes.

E mërkura do të mbajë paradite me diell e vranësira mesatare, pasdite me vranësira të ndryshueshme. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të ketë reshje lokale shiu dhe kushte për shtrëngata të rralla.

/Motilokal.com