Të hënën, vendi do të përfshihet nga një mot relativisht i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pranishme në shumicën e qarqeve, por herë pas here do të ketë edhe kthjellime. Reshje të dobëta shiu priten gjatë ditës në të gjithë territorin.
E marta do të vijojë me një situatë të ngjashme atmosferike. Moti do të jetë i ndryshueshëm, me alternime mes kthjellimeve dhe vranësirave, ndërsa në intervale të shkurtra priten reshje të herëpashershme dhe të dobëta shiu.
Moti të mërkurën parashikohet me diell dhe vranësira kalimtare, ndërsa nuk do të mungojnë as rigat e shiut në disa zona.

/Motilokal.com
