Nuk mjafton të hash mirë, duhet të jetosh mirë

Nuk mjafton të hash mirë, duhet të jetosh mirë

Forcimi i sistemit imunitar nuk arrihet me një metodë të vetme, por përmes një mënyre jetese të balancuar që mbështet funksionet biologjike në nivele të ndryshme.

Një nga mënyrat më të natyrshme për të ndërtuar një imunitet të fortë është lidhja jonë me natyrën që nga fëmijëria. Qasja që kemi ndaj ambientit përtej familjes, mënyra si prindërit na kanë ekspozuar ndaj natyrës, stili i jetesës që ndjekim, ushqimi që konsumojmë, zakonet ditore dhe vetëdija për trupin tone, të gjitha këto ndikojnë drejtpërdrejt në forcimin e sistemit imunitar.

Nuk ka rëndësi sa kohë kalon në natyrë, por si e përjeton dhe e përfshin atë në stilin tënd të jetesës. Ajo bëhet pjesë e strukturës së përditshme të mirëqenies.

Mos harroni: kur nuk ndiheni mirë, trupi shpesh kërkon instinktivisht kthimin te natyra, një prej ilaçeve më të fuqishme që kemi.

Nuk ekziston një zgjidhje e menjëhershme, por zakonet e përditshme janë ato që bëjnë diferencën.

Çfarë mund të bëjmë për të ndërtuar një sistem imunitar më të fortë?

  1. Fillojeni ditën me një dush të ftohtë - Nëse e përballoni, përfundojeni me disa sekonda ujë të ftohtë është energjizues dhe shumë i dobishëm për trupin.
  2. Angazhohuni në ngritjen e objekteve të rënda - me teknikën e duhur forcon trupin dhe mendjen.
  3. Shmangni ushqimet e përpunuara dhe fokusohuni në një ushqyerje të shëndetshme, të pasur me lëndë ushqyese.
  4. Pini ujë të mjaftueshëm gjatë ditës, idealisht ujë të pastër ose të filtruar.
  5. Mësoni dhe praktikoni teknika të frymëmarrjes ndihmojnë në qetësim, fokus dhe përmirësim të funksioneve trupore.
  6. Zhytuni në ujë natyror det, liqen apo lumë - Shfrytëzoni ditët me diell për të qëndruar në kontakt me elementët natyrorë si dielli, ajri i pastër dhe uji.
  7. Lëvizni çdo ditë - Bëni ushtrime që përfshijnë gjithë trupin, tërhiqni, shtyni, vraponi apo thjesht ecni derisa të ndieni djersitje dhe rrahje të shpeshta të zemrës.

Praktikojini këto çdo ditë

Lutuni dhe besoni në një fuqi më të madhe, veproni me vetëdije dhe me qëllim të mirë për veten. Lumturia vetjake dhe qëllimi i qartë në jetë janë thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm dhe të fuqishëm.

/Motilokal.com