Kujdes nga ngricat pranverore! Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec me udhëzime për fermerët

Kujdes nga ngricat pranverore! Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec me udhëzime për fermerët

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Rahovecit ka publikuar disa rekomandime për fermerët, për shkak të kushteve atmosferike dhe rënies së temperaturave.

Sipas kësaj Drejtorie, në ditët në vijim pritet që temperaturat të bien nën 0°C, duke paraqitur rrezik për kulturat e mbjella, veçanërisht në sektorët e perimtarisë, pemëtarisë dhe vreshtarisë.

Rekomandime për kultivuesit në fushë të hapur:

  • Ujitja në orët e mëngjesit ndihmon në ruajtjen e temperaturës në zonën e rrënjëve.
  • Mos përdorni plehra azotikë gjatë kësaj periudhe.
  • Mbulojeni tokën dhe bimët me najlon ose materiale mbrojtëse si gjeotekstil.

Rekomandime për kultivuesit në sera:

  • Shtoni një shtresë të dytë najloni brenda serës ose përdorni gjeotekstil.
  • Përdorni mjete të thjeshta për ngrohje.
  • Ajrosni lehtë në mëngjes për të shmangur lagështinë e tepërt.
  • Sigurohuni që najloni të jetë i shtrirë dhe i mbyllur mirë për të parandaluar hyrjen e ajrit të ftohtë.

Rekomandime për pemët dhe vreshtat:

  • Mos kryeni krasitje të thellë gjatë kësaj kohe.
  • Spërkatja e lehtë me ujë në orët e hershme të mëngjesit (para agimit) mund të ndihmojë në mbrojtjen e luleve nga ngricat.

Fermerët inkurajohen të marrin masa mbrojtëse dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të ndjeshme për bujqësinë.

/Motilokal.com