Shitjet e veturave elektrike të reja janë rritur me 28,4% gjatë dy muajve të parë të vitit 2025.
Deri në fund të shkurtit 2025, automjetet elektrike (BEV) përbënin 15.2% të tregut total të automjeteve në Bashkimin Evropian, një rritje nga 11.5% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e veturave hibride gjithashtu kanë njohur një rritje, duke arritur në 35.2% të tregut dhe duke mbetur opsioni më i preferuar nga konsumatorët në Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, pjesa e tregut të automjeteve me benzinë dhe naftë ka rënë në 38.8%, krahasuar me 48.5% në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në dy muajt e parë të vitit 2025, shitjet e veturave elektrike të reja arritën 255,489 automjete, një rritje prej 28,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Tre nga katër tregjet kryesore që përbëjnë 64% të regjistrimeve totale të automjeteve elektrike shënuan rritje të fortë dyshifrore: Gjermania (+41%), Belgjika (+38%) dhe Holanda (+25%), sipas të dhënave nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA).
/Motilokal.com
