Moti të premten dhe fundjavë në Kosovë – Ja çfarë pritet

Moti të premten dhe fundjavë në Kosovë – Ja çfarë pritet

Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të mbajë me vranësira e periudha me diell, po ashtu gjatë ditës parashihen reshje të kohëpaskohshme shiu.

Të shtunën, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe diell. Gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu.

Ditën e diel pritet depërtimi i masave ajrore polare. Gjatë kësaj dite parashihen reshje shiu dhe bore si në viset malore ashtu edhe në zonat e ulëta të vendit.

/Motilokal.com