IHMK me paralajmërim të rëndësishëm – Çfarë pritet të ndodhë?

IHMK me paralajmërim të rëndësishëm – Çfarë pritet të ndodhë?

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) përmes një komunikate njofton se duke pasur parasyshë situatën e përgjithshme meteorologjike, sidomos ditëve të fundit, e përcjellur me reshje shiu, të cilat në disa zona të vendit kanë qenë me intensitet nga i ulët deri mesatarë dhe me kohëzgjatje relativisht të gjatë, kanë shkaktuar ngritje të niveleve nëpër disa lumenjë, sidomos atyre me karakter malor.

Sipas IHMK-së situata më e rënduar është në Pellgun e Lepencit, Morava e binçës, Bistrica e Pejes, Bistrica e Prizrenit, Bistrica e Deqanit, ku nivelet aktualisht janë në mgritje të cilat mud të shkaktojnë vërshime gjegjësisht përmbytje.

"Aktualisht zonat më të rrezikuara janë: vendbanime të Hanit të  Elezit, Kaçanikut, Dragashit, Pejes, Deqanit pastaj në pellgun e Moravës së Binçës etj", njofton IHMK, duke shtuar kjo e veshterson akoma më shumë reshjet e shiut te cilat pritet te bien gjate oreve dhe diteve ne vazhdim.

Tutje IHMK kërkon vemendje e shtuar, sidomos ne zonat/komunat e lartecekura.

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë reshje shiu, në disa pjesë të vendit me intensitet nga mesatarë deri të lartë, të cilat mund të krijojn vërshime të shpejta.

/Motilokal.com