Sot, shumë vetura në treg janë të pajisura me frena parkimi elektrik, duke i bërë frenat e dorës gjithnjë e më pak të zakonshme. Por si funksionojnë frenat elektrikë të parkimit?
Këto frena ndihmojnë veçanërisht gjatë lëvizjes përpjetë dhe tatëpjetë, duke bllokuar rrotat derisa motori të gjenerojë mjaftueshëm çift rrotullues për nisjen e automjetit.
Çfarë ndodh nëse aktivizoni frenat elektrikë të parkimit gjatë vozitjes?
Ndryshe nga frenat e dorës, sistemi elektronik i automjetit e identifikon këtë si një veprim frenimi dhe nuk i bllokon rrotat menjëherë. Në vend të kësaj, frenat aplikohen me forcë të kontrolluar dhe në intervale, duke aktivizuar sistemin ABS për të parandaluar rrëshqitjen.
Si funksionojnë teknikisht?
Mekanizmi i frenimit mund të jetë hidraulik ose mekanik dhe nuk çlirohet edhe nëse bateria shkarkohet. Frenat elektrikë nuk kërkojnë energji për të mbajtur forcën e frenimit, por janë të lidhur me sistemet elektronike të automjetit. Në shumicën e modeleve moderne, ata aktivizohen automatikisht kur fiket motori dhe çaktivizohen kur nis lëvizja, duke shmangur gabimet njerëzore, si harrimi i tërheqjes së frenës së dorës.
Disa automjete të reja ofrojnë gjithashtu mundësinë për të rregulluar forcën e frenimit përmes cilësimeve, duke rritur sigurinë dhe komoditetin e drejtimit.
Çfarë ndodh në rast të një defekti?
Nëse sistemi dështon ose ka rënie tensioni, shumica e prodhuesve parashikojnë një mënyrë për çlirimin manual të frenës së parkimit, por kjo zakonisht kërkon një mjet të veçantë ose qasje në pjesën e poshtme të automjetit. Prandaj, është e rëndësishme të ndiqen intervalet e mirëmbajtjes dhe të monitorohen mesazhet paralajmëruese në panelin e instrumenteve për të shmangur probleme në funksionimin e frenave.
/Motilokal.com
