Ide gjeniale: Vijat e lakuara në rrugë detyrojnë shoferët të ulin shpejtësinë

Ide gjeniale: Vijat e lakuara në rrugë detyrojnë shoferët të ulin shpejtësinë

Montgomery Township në Pennsylvania është një qytet i vogël me rreth 25,000 banorë, ku autoritetet vendosën të vizatojnë vija të lakuara në një nga rrugët lokale me një qëllim të qartë.

Edhe pse shoferët fillimisht i injorojnë këto vija dhe vazhdojnë të drejtojnë veturën normalisht, kjo nuk do të zgjasë shumë. Së shpejti, do të vendosen shtylla plastike përgjatë vijave të lakuara, duke detyruar shoferët të ngadalësojnë dhe të ndjekin trajektoren e tyre.

Qëllimi kryesor i kësaj mase është ulja e shpejtësisë, pasi rruga kalon përmes një zone të banuar. Banorët e kanë mirëpritur këtë vendim, pasi më parë kishin raportuar shqetësimet e tyre për drejtimin e shpejtë të automjeteve.


Rruga Grays Lane shërben si një shkurtore mes dy rrugëve kryesore, por ata që nuk e përdorin do të duhet të udhëtojnë deri në 2.4 kilometra më shumë, në varësi të destinacionit të tyre.

Me këto ndryshime, Grays Lane pritet të bëhet një opsion më pak tërheqës si rrugë e shkurtër, ndërsa ata që zgjedhin ta përdorin, do të jenë të detyruar të ngadalësojnë.

/Motilokal.com