Parashikimi i motit për festën e Fitër Bajramit

Parashikimi i motit për festën e Fitër Bajramit

Moti për ditën e festës së Fitër Bajramit në Kosovë parashihet të mbajë vranët dhe me intervale me diell. Gjatë ditës prite reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së premte do të luhatën nga 7 deri në 13 °C.

Në Shqipëri dita e diel parashikohet me mot të ndryshueshëm me vranësira e periudha me diell, gjatë ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 11 deri në 16 °C.

Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të mbajë pjesërisht i vranët dhe reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite. Lokalisht do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive afatshkurtra me reshje të rrëmbyeshme më të bollshme, shtrëngata dhe erëra të forta. Temperaturat gjatë kësaj dite do të luhatën nga 9 deri në 15 °C.

Mot pjesërisht me re e diell parashihet të mbajë në Mal të Zi. Gjatë mbrëmjes mundësi për riga shiu. Temperaturat ditën e premte do të lëvizin nga 12 deri në 17 °C.

/Motilokal.com