Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj edhe gjatë dimrit

Shqipëria po kthehet në një destinacion të preferuar për vizitorët e huaj edhe gjatë dimrit

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë turistë të huaj edhe në muajt e ftohtë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), gjatë shkurtit mbi 516 mijë shtetas të huaj kanë hyrë në vend, duke shënuar një rritje prej 7,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Në dy muajt e parë të vitit, numri i vizitorëve të huaj ka kaluar një milion, kryesisht për qëllime turistike. 

Sipas të dhënave të INSTAT, 96% e hyrjeve gjatë shkurtit ishin nga vendet e Evropës, ku Evropa Jugore përbën 83% të totalit, e ndjekur nga Evropa Perëndimore me 6%.

Turizmi mbetet arsyeja kryesore e vizitave në Shqipëri, duke përbërë 97% të hyrjeve të huaja, përfshirë pushimet dhe vizitat familjare. Po ashtu, sipas INSTAT, edhe hyrjet për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 29,6% gjatë shkurtit.

/Motilokal.com

Foto: Metush Mëziu