Moti të martën në Prishtinë dhe disa qytete: Diell apo shi?

Moti të martën në Prishtinë dhe disa qytete: Diell apo shi?

Prishtina do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët e periudha me diell, kohëpaskohe pritet të ketë riga lokale shiu. Temperaturat do të variojnë nga 11°C në 16°C.

Mitrovica parashikohet të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa nga pasditja prite reshje të lehta shiu, me temperatura që lëvizin nga 11°C në 16°C.

Vushtrria pritet të përballet me mot të vranët dhe periudha me diell, ndërsa pasdite parashihen reshje lokale shiu, ku temperaturat do të luhaten nga 10°C në 17°C.

Podujeva do të ketë mot kryesisht të vranët dhe periudha me diell, po ashtu gjatë ditës mund të ketë erëra hove-hove të forta. Temperatura do të lëvizin nga 10°C në 16°C.

Drenasi do të përjetojë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe intervale me diell, pasdite priten reshje të dobëta shiu, me temperatura që variojnë nga 10°C në 16°C.

/Motilokal.com