Paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës

Paralajmërohen vërshime të shpejta në disa zona të Kosovës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës: Reshje të konsiderueshme dhe përmirësim të kushteve agrometeorologjike gjatë kësaj jave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se gjatë kësaj jave pritet të ketë reshje të konsiderueshme, të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve agrometeorologjike.

Pas një periudhe të gjatë pa reshje, kjo javë pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të deficitit të reshjeve që po vazhdon që nga muaji shkurt. Reshjet do të jenë kryesisht në formë shiu në viset e ulëta, ndërsa në zonat malore pritet që ato të shoqërohen edhe me borë.

Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike pritet të përmirësohen gradualisht. Megjithatë, për shkak të intensitetit të reshjeve, në disa zona me infrastrukturë të dobët mund të paraqitet rreziku për vërshime të shpejta.

Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor dhe verilindor, me shpejtësi mesatare dhe, lokalisht, të fortë.

/Motilokal.com