Gjakova do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe diell. Gjatë paradites parashihen riga të dobëta shiu, ndërsa temperaturat pritet të variojnë nga 6°C deri në 16°C.
Në Pejë parashikohet mot me diell dhe vranësira me mundësi për reshje të lehta shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 8°C deri në 14°C.
Qyteti i Prizrenit do të ketë mot me diell dhe vranësira, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 8°C deri në 15°C.
Në Suharekë do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira, me temperatura që do të variojnë nga 8°C deri në 14°C.
Dragashi gjatë paradites do të ketë mot me vranësira e reshje lokale shiu, ndërsa pjesën tjetër periudha me diell dhe vranët. Temperatura do të variojnë nga 7°C deri në 13°C.
/Motilokal.com
