Moti të dielën në Sarandë dhe disa qytete të tjera

Moti të dielën në Sarandë dhe disa qytete të tjera

Saranda do të ketë mot të paqëndrueshëm, kryesisht me vranësira e reshje shiu, të shoqëruara me erëra të forta. Temperaturat luhaten nga 9°C deri në 15°C.

Në Vlorë parashikohet mot me shi dhe erëra, me temperatura nga 15°C deri në 20°C.

Durrësi do të ketë mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, me temperatura që variojnë nga 14°C deri në 21°C.

Mot me vranësira e reshje lokale shiu pritet edhe në qytetin e Kavajës. Temperaturat do të lëvizin nga 10°C deri në 17°C.

Në Shëngjin moti do të jetë kryesisht me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nga 9°C deri në 14°C.

/Motilokal.com