Vjen lajmi i mirë nga Kamenica: Policët, punëtorët shëndetësor dhe 22 banorët e testuar dalin negativ për koronavirus

Vjen lajmi i mirë nga Kamenica: Policët, punëtorët shëndetësor dhe 22 banorët e testuar dalin negativ për koronavirus

Një lajm i mirë vjen nga Kamenica, ku policët, punëtorët shëndetësor si dhe 22 banorë që të gjithë kanë dalë negativ në testet e bëra për koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili u ka bërë apel për kujdes dhe qëndrim në shtëpi.

Postimi i plotë:

Po vazhdojnë lajmet e mira

Mbrëmë pas daljes së rezultateve për dy zyrtarë policor të cilët rezultuan të jenë negativ, në orën 01:30 kanë dalë rezultatet edhe për personat e tjerë të cilët u testuan.

12 punëtorë shëndetësor nga QKMF në Kamenicë si dhe 22 banorë të fshatit Topanicë të cilët u testuan, fatmirësisht rezultuan negativ për virusin SARS-CoV-2

Ky është edhe një lajm i mirë për të gjithë ne, mirëpo kjo nuk do të thotë se tani ne mund të jemi më të relaksuar, kujdesi duhet të vazhdoj njëjtë duke qëndruar në shtëpi pasi që kjo sëmundje është e panjohur dhe mund të prek secilin./Motilokal.com