Toyota Motor Europe po lanson iniciativën Circular Factory në Britaninë e Madhe me qëllim riciklimin, riprodhimin dhe ripërdorimin e pjesëve nga veturat e përdorura.
Objekti i parë nën iniciativën Circular Part do të hapet në fabrikën ekzistuese të TMUK në Burnaston në tremujorin e tretë të këtij viti. Toyota pret që ajo të bëhet një qendër ekselence për operacionet e ardhshme të riciklimit në të gjithë Evropën dhe globalisht.
Fabrika e Toyota Circular do të punojë në tre fusha kryesore.
Ripërdorimi i pjesëve pas inspektimit, disa komponentë do të kthehen në treg përmes shitësve me pakicë ose shpërndarësve të pjesëve.
Rikuperimi, riciklimi i baterive dhe rrotave do të vlerësohen për ripërdorim ose riciklim.
Riciklimi i materialeve bakri, alumini, çeliku dhe plastika do të riciklohen për të prodhuar pjesë të reja, të cilat do të zëvendësojnë sa më shumë lëndët e para.
Në fazën e parë në Britani, Toyota planifikon të riciklojë 10,000 automjete në vit, të riprodhojë 120,000 pjesë, të mbledhë 300 ton plastikë dhe të kursejë 8,200 ton çelik.
Nënkryetari i Toyota-s për ekonominë rrethore, Leon van der Merwe, tha se kompania planifikon ta zgjerojë këtë qasje në të gjithë Evropën dhe është e gatshme të bashkëpunojë me kompani të tjera që ndajnë parimet e përgjegjësisë mjedisore.
Nisma do të zhvillohet paralelisht me operacionet kryesore të fabrikës së TMUK-së në Burnaston për prodhimin e modelit Toyota Corolla.
Toyota Motor Europe premton të bëhet një kompani plotësisht neutrale ndaj karbonit deri në vitin 2040 dhe planifikon të arrijë neutralitetin e karbonit të të gjitha objekteve të saj deri në vitin 2030. Toyota gjithashtu synon të arrijë një reduktim 100 për qind të emetimeve të CO2 në të gjithë ofertën e produkteve të saj evropiane deri në vitin 2035.
/Motilokal.com
