Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore në veri dhe juglindje të vendit, pa shkaktuar probleme me qarkullimin. Temperaturat kanë zbritur deri në -8 °C.
Sipas ARRSH-së, reshje bore janë raportuar në Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, Voskopojë, Korçë-Ersekë, Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash dhe Kukës-Ura Zapodit.
Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit për shkak të lagështisë në rrugë, si dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat malore me prezencë bore.
/Motilokal.com
