Shitet një kopje e modelit Volkswagen Passat (B3) dhe është ne gjendje fantastike.
Bëhet fjalë për një veturë të vitit 1991, e cila pavarësisht vjetërsisë ka kaluar vetëm 1273 kilometra. Deri më tani ka pasur dy pronarë, por asnjëri prej tyre nuk e ka vozitur për arsye të njohura. Sedani GL duket modest, por ka një brendshme prej lëkure dhe një kasetofon, i cili ishte një klasik për fillimin e viteve nëntëdhjetë.

Passat B3 ka fituar një reputacion si një nga veturat më të besueshme të kohës së tij, dhe shembulli në foto vetëm konfirmon këtë status. Ai e kaloi me sukses kontrollin teknik këtë muaj dhe tani është në pritje të një pronari të ri.

Nën kapuç është një motor me benzinë 2.0 litra, i cili shoqërohet me një transmetim manual me pesë shpejtësi. Elektronika është minimale, vetura nuk ka as xhama, pasqyrat rregullohen elektronikisht dhe nuk ka airbag.

Paketa e pajisjeve përfshin buzë 15 inç, një mbështetëse krahu dhe mbështetëse koke të pasme, një rrotë rezervë origjinale të Volkswagen dhe një fole. Vetura vjen edhe me librin e servisit origjinal.

Ankandi zgjat deri më 19 mars dhe në momentin e shkrimit, oferta më e lartë ishte 8000 euro.
/Motilokal.com
