Vendoset çerdhja e re e lejlekun në Lloshkobare të Ferizajt

Vendoset çerdhja e re e lejlekun në Lloshkobare të Ferizajt

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se duke ditur rëndësinë që ka ruajtja e faunës, Instituti për Mbrojtjen e Natyrës (IKMN) që funksionon në kuadër të AMMK-së, si institucion qendror përgjegjës për mbrojtjen dhe ruajtjen e biodivesitetit, ka krijuar një listë të lokacioneve të folenizimit të lejlekëve, me qëllim të ruajtje dhe promovimit të tyre.

Sipas AMMK-së shumica e këtyre zogjve e kryejnë folenizimin në Kosovë për një periudhë shumë të gjatë kohore, qëndrojnë në habitate të caktuara duke u kujdesuar edhe për rregullimin e çerdheve tyre.

Tutje theksohet se një çerdhe e tillë ka qenë prej kohësh në rrethinën e komunës e Ferizajt përkatësisht në fshatin Lloshkobare e vendosur mbi një lis, i cili ma kalimin e kohës është tharë dhe çerdhja mbi të është vënë në rrezik të dëmtimit.

“Pas verifikimit të gjendjen në terren dhe me qëllim të angazhimit për ruajtjen e llojit të Lejlekut të Bardhë (Ciconia ciconia) edhe me tutje në lokacionin e tij, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, ka kërkuar përkrahjen nga KEDS-si, për vendosjen e çerdhes së re në vend të asaj të vjetrës”, thuhet në njoftim.

IKMN falënderon KEDS-in për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në rastet e rregullimit të çerdheve të lejlekëve dhe zotohet se do të vazhdojë angazhimin dhe koordinimin për ruajtjen e biodiversitetit.

/Motilokal.com