Të paktën tetë persona humbën jetën në një përplasje masive të shkaktuar nga një stuhi pluhuri të premten, në shtetin amerikan të Kansasit.
Pamjet ajrore tregojnë përmasat e shkatërrimit, me dhjetëra kamionë dhe vetura të përplasura mes vete.

Ngjarja ndodhi në një pjesë të autostradës Interstate 70, midis Goodland dhe Colby në qarkun Sherman, dhe u përshkrua nga zjarrfikësi Brian James si “përvoja më tronditëse në 22 vitet e mia të shërbimit si zjarrfikës”.
Këto viktima janë pjesë e të paktën 34 personave që kanë humbur jetën nga stuhitë e fuqishme që kanë goditur Teksasin, Misurin, Misisipin, Arkansasin dhe Oklahomën.
