Parashikimi i motit në Maqedoni të hënën dhe ditët në vazhdim

Parashikimi i motit në Maqedoni të hënën dhe ditët në vazhdim

Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë pjesërisht me vranësira dhe më freskët e reshje të kohëpaskohshme shiu. Do të fryjë erë e fortë nga perëndimi në pjesët perëndimore dhe nga veriu në pjesët lindore. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende do të jetë e paqëndrueshme me reshje më të dendura shiu (mbi 20l/m2), bubullima dhe erë të fortë mbi 60 km/h. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë stuhie.

Të martën parashikohet pjesërisht me vranësira dhe ftohtë, me reshje të herëpashershme shiu në mëngjes, ndërsa në male dhe në vendet më të larta me borë. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga veriu. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen.

E mërkura do të mbajë ftohtë në mëngjes, kryesisht me diell gjatë ditës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

/Motilokal.com